19 Mars 2024

Ka përfunduar me sukses Provimi i Maturës Shtetërore

Prishtinë, 24 qershor - Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), vlerëson se Provimi i Maturës Shtetërore ka përfunduar me sukses dhe i tërë procesi ka shkuar sipas planit dhe dinamikës së paraparë.

\"Këtë konstatim, Komisioni e ka bazuar në raportet, të cilat kanë ardhur nga terreni, respektivisht nga të gjitha qendrat ku është organizuar tesimi për rreth 25 mijë maturantë, të cilët i kanë plotësuar kriterët dhe kërkesat për t’iu nënshtruar këtij testi\", thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknologjisë (MASHT).

KShM bën të ditur se Provimi ka filluar me kohë në të gjitha qendrat, pasi që testet janë shpërndarë dhe nuk ka pasur mungesa të testeve. Po ashtu, administratorët dhe kryetarët e qendrave të testimit kanë arritur me kohë në qendrat ku kanë qenë të caktuar.

Sikur edhe në pjesën e parë të Provimit të Maturës, e cila u mbajt më 14 qershor, KShM thekson se edhe në këtë pjesë, tentimet për kopjim dhe shpërndarje të testit në rrjetet sociale kanë qenë shumë më të pakta se në të kaluarën. \"Ndërsa, edhe në rastet kur ka pasur tentime të tilla, janë identifikuar dhe raportuar dhe ndaj tyre do të merren masat që i përcakton Ligji\", thuhet në komunikatë.

Provimi është mbajtur në 201 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 2100 administrues dhe 600 komisionerë.

Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore bëhet e ditur se do të publikohen 3 korrik 2017 në të gjitha shkollat ku nxënësit kanë mbarura shkollimin e mesëm të lartë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)