28 Mars 2024

Haziri ndan mirënjohje për më suksesshmit e vitit në sektorin e rinisë

Gjilan, 15 qershor – Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ka nderuar me mirënjohje më të suksesshmit e vitit 2016/2017 në sektorin e rinisë, në kudrër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Gjilanit.

Fatlum Agushi është nderuar me mirënjohje si vullnetari i vitit, “Gjilani Bike” si aktiviteti i vitit dhe “Rotaract Club Anamorava”, si organizata më aktive.

Kryetari Haziri, pasi i uroj ata për mirënjohjet, tha se e ka pasur të vështirë të përzgjedh më të suksesshmit e rinisë, pasi theksoi se ka pasur një konkurrencë të jashtëzakonshme.

Haziri ka shfaqur zotimin se për vitin e ardhshëm buxheti për rininë do të dyfishohet, për të shtuar se bursat për nxënësit dhe studentët e ekselencës do të vazhdojnë të ndahen nga ana e Komunës së Gjilanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)