19 Prill 2024

Vataj merr pjesë në Konferencës e 3-të Ndërkombëtare për arsimin e lartë

Brno, 25 maj - Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj po merr pjesë në Konferencën e 3-të Ndërkombëtare me temë “Plagjiatura në Evropë dhe përtej” që po zhvillon punimet në Brno të Çekisë.

Në këtë konferencë po marrin pjesë edhe Rektori i Universitetit të Mitrovicës, Prof. Dr. Alush Musa, Rektori i Universitetit të Ferizajit, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe prorektorët e universiteteve të tjera publike në Kosovë.

Konferenca ndërkombëtare po mbahet për ndarjen e praktikave më të mira dhe përvojën në adresimin e çështjeve të integritetit akademik, ku po mbajnë prezantime studiues nga e gjithë bota.

Integriteti akademik po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në arsimin e lartë në të gjithë Evropën. Shumë universitete po kërkojnë politika efektive, mjete elektronike zbulimi dhe metoda parandalimi.

Është e nevojshme diskutimi i gjerë, të kuptuarit e dallimeve kulturore dhe shkëmbimi i përvojave dhe i vlefshëm për të mbështetur.

Konferenca është organizuar bashkërisht nga Universiteti Mendel në Brno, Rrjeti Evropian për Integritetin Akademik dhe Këshilli i Evropës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)