29 Mars 2024

Hapet Panairi Virtual i Karrierës

Prishtinë, 23 maj - Sot në oborrin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës \'Hasan Prishtina\' u bë hapja solemne e edicionit të shtatë të Panairit Virtual të Karrierës të organizuar nga Universiteti i Prishtinës.

Në këtë panair marrin pjesë 35 institucione, kompani  dhe organizata të cilat ofrojnë për studentët dhe të diplomuarit informacione rreth mundësive për punësim, punë praktike, bursa, trajnime, kurse, etj.

Rrafshi Virtual pvk.uni-pr.edu, është një mundësi e re që në kohë reale studentët dhe të diplomuarit të marrin informacione për mundësitë që ofron tregu i punës, këshilla për edukim dhe orientim në karrierë. Motoja e këtij edicioni është: «Komuniko virtualisht, zbulo mundësitë e zhvillimit të karrierës\'.

Në hapjen zyrtare të Panairit Virtual të Karrierës ishte i pranishëm Rektori  i  UP-së,  Prof. Dr. Marjan Dema,  prorektorja për cilësi dhe zhvillim në  Universitetin e Prishtinës Prof. Dr. Teuta Pustina - Krasniqi, përfaqësuesit e Zyrës për Zhvillim Akademik në UP, këshilltarët për karrierë nga Qendra për Zhvillim të Karrierës, përfaqësuesit e kompanive pjesëmarrëse, bashkëpunëtorët,  studentët dhe të diplomuarit.

I pari që iu drejtua të pranishmëve ishte Rektori Dema, i cili u uroj mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve në këtë panairi.

“Në cilesinë e Rektorit të UP-së, ju uroj juve studentë të dashur, që ky Panair Virtual i ideuar në rend të parë për ju, të ju shërbej në gjetjen e ndonjë dritareje për depërtim në tregun e punës, dhe juve të dashur bashkëpunëtorë, që sot jeni pjesëmarrës në cilësinë e punëdhënësve, të ju falënderoj për mundësinë që po i jepni studentëve tanë, njëherësh i bindur që kjo mundësi dhënë atyre, do ju shërbeje edhe juve për të fituar kuadro të përgatitura mjaftueshëm për të qenë të dobishëm edhe për institucionin apo kompaninë të cilën përfaqësoni” tha Rektori Dema në fjalen e tij.

Prorektorja për cilësi në UP, Prof. Dr. Teuta Pustina – Krasniqi, pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit, u drejtua me një fjalë rasti duke potencuar qëllimin dhe rëndësinë që ka platforma virtuale e karrierës.

«Platforma virtuale është një mundësi e re që në kohë reale studentët dhe të diplomuarit të marrin informata për mundësitë që ofron tregu i punës dhe për këshillat për edukim dhe orientim në karrierë. Moto e këtij edicioni është \"komuniko virtualisht, krijo mundësitë e zhvillimit të karrierës \"\'
 

Përfaqësuesit nga kompanitë pjesëmarrëse, u drejtuan me një fjalë rasti, duke vendosur theksin në rolin dhe rendesinë e Panairit Virtual të Karrierës  dhe bashkepunimin  me Qendrën për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës «Hasan Prishtina\'. Ndër të tjera u theksua mundesia e rrafshit virtual të komunikimit, kursimi i resurseve humane dhe kohes për ndërmjetësimin me tregune punës.

Në anën tjetër studentët, të diplomuarit dhe vizitorët tjerë gjatë ditës së parë të Panairit patën mundësi që të vizitojnë përfaqësuesit  e kompanive pjesëmarrëse dhe të marrin informacionet e duhura për mundësi të reja për karrierën e tyre.

Përveç kompanive që potencialisht mund të ofrojnë vende të punës apo punë praktike dhe organizatave që do të ofrojnë informata rreth bursave, kurseve, trajnimeve e shërbimeve tjera, në platformen virtuale edhe maturantët do të gjejnë informata për programet e studimit të UP-së, për studentët dhe të diplomuarit që duan të aplikojnë për punë ose punë praktike do të jenë të shkarkueshme shërbimet e këshillimit për përpilimin e CV-së dhe letrës motivuese.

Kompanitë, institucionet dhe organizatat pjesëmarrëse janë:

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë        

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale         

Administrata Tatimore e Kosovës

Dogana e Kosovës

ProCredit Bank

Raiffeisen Bank

DELOITTE                    

CACTTUS

SMART Center

FINCA

ASSECO

Qendra e Trajnimeve e KEK-ut

Educational Centre Kosova

Business Development Group                            

Limak ASI

ARBËRIA Group

Meridian

Venaria Biopak

Viva Fresh Store                                                                

Melita & Partners

DAAD

KAEF                                                               

Spitali Amerikan                                                 

ICT Media   

Dimak        

PriFilm Fest                                                

American Advising Centre

Innovation Centre Kosova

Gjirafa.com

Grand Décor                                                                  

Instituti D4D

Pulse media

Repower

Po ashtu, gjatë hapjes solemne të Panairit është bërë dhe ndarja e certifikatave për gjeneratën e katërt të praktikantëve në këndet informuese të Qendrës për Zhvillim të Karrierës të vendosura në 13 njësi akademike të UP-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)