25 Prill 2024

Koalicion K10 diskuton mbi edukimin seksual gjithëpërfshirës

Prishtinë, 18 maj - Koalicion K10 organizon diskutimin e hapur mbi Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës.

Koalicioni K10 përbëhet nga dhjetë organizata jo-qeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, përkrahur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Zyra në Kosovë, dhe nga Ministria e Shëndetësisë. 

Synimi i ketij diskutimi është edukimi i rinisë për seksualitet dhe rreziqet të cilat vijnë nga kjo si pasojë e mos edukimit të adoleshentëve, duke marrë parasysh që studimi i bërë nga UNFPA tregon se një në katër adoleshentë aktiv seksualisht nuk përdorin asnjë mjet mbrojtës ndaj sëmundjeve të transmtueshme seksuale (STI), HIV, apo shtatëzënive të paplanifikuara.

Panelistët e këtij diskutimi do të jenë: Dr. Visare Mujko-Nimani-UNFPA; Prof.Dr. Ilir Begolli-IKSHPK;  Znj. Mimoza Lipaj-mesuese.

Diskutimi do të moderohet nga znj. Iliriana Banjska nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës.

Koalicioni K10 përbëhet nga këto organizata anëtare: Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, Asociacioni për Edukim dhe Zhvillim të Shëndetësisë (AHED), Artpolis, Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit (Jeta/Vita), Shëndet për të Gjithë (Health for All), Fondi Kosovar për Popullsi (KOPF), Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN), Shoqata e së Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës (RrGGK), Shoqata Kosovare për Promovimin, Avancimin dhe Mbrojtjen e Shëndetit të Adoleshentëve (Shko-Pa-Msha),  dhe përkrahet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)