28 Mars 2024

Shënohet manifestimi kombëtar “Festa e Abetares”

Prishtinë, 17 maj - Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka organizuar manifestimin kombëtar “Festa e Abetares”, i cili kësaj radhe u mbajt në Pallatin e Rinisë në Prishtinë dhe organizohet çdo vit në kohën kur nxënësit e klasës së parë kanë mësuar tashmë shkrim-lexim.

Ministri i Arsimit, z. Arsim Bajrami me këtë rast theksoi se, kjo festë është shumë e rëndësishme për fëmijët, pasi ata hyjnë në rrugën e shkrimit dhe leximit. Ndërsa, ai i ka uruar të gjithë nxënësit e klasave të para të Kosovës për këtë festë të veçantë, për të cilën theksoi se e ka zbukuruar kryeqytetin e Kosovës.

"Abetarja është një libër i shenjtë. Ajo ka rezistuar dhe është ajo që na bashkon e na bënë krenarë. Ajo përmban 36 shkronja të arta, me të cilat fatosat tanë mësojnë gjuhën e shenjtë, gjuhën shqipe", tha ministri Bajrami, ndërsa shprehu respekt për të gjithë prindërit dhe mësimdhënësit që kanë punuar me fëmijët.

Ministri Bajrami theksoi se fëmijët janë e ardhmja e popullit shqiptar dhe Abetarja është libri që i bashkon trojet shqiptare. “Abetarja të jetë një shembull i mirë për ndërtimin e shtetit dhe trojeve shqiptare”, theksoi ai.

“Festa e Abetares” si manifestim tradicional, ka filluar të shënohet në vitin 2009 dhe ka karakter mbarëkombëtarë, prandaj edhe në këtë festë morën pjesë nxënës nga qytete të ndryshme të Kosovës, Shqipërisë e Bujanocit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)