20 Prill 2024

Filloi punimet Konferenca vjetore “Java e Shkencës 2017”

Prishtinë, 16 maj - Ka filluar punimet Konferenca tradicionale “Java e Shkencës 2017”, në të cilën po marrin pjesë shkencëtarë të fushave të ndryshme nga vendi dhe rajoni, të cilët do të prezantojnë kontributet e tyre shkencore në promovimin e shkencës në Republikën e Kosovës.

Fjalën e hapjes, në seancën solemne të kësaj Konference, e ka mbajtur ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i cili ndër të tjera shprehu vullnetin e tij për angazhimin e gjithëmbarëshëm institucional për zhvillimin e shkencës dhe inovacionit në Republikën e Kosovës, si një instrument i fuqishëm i zhvillimit ekonomik.

Ministri Bajrami, me këtë rast vlerësoi se, “Java e Shkencës” po shndërrohet në një nga eventet më të rëndësishme rajonale, si një aktivitet shumë i  rëndësishëm, i cili mbedhë shkenctarët e shumë shteteve dhe si një mundësi e mirë e stimulimit të hulumtimit shkencor në Repubikën e Kosovës.

Ministri Bajrami tha se, sot nuk mund të paramendohet zhvillimi ekonomik i një shteti pa kontributin e shkencëtarëve dhe pa kërkimet e mirëfillta.

“Republika e  Kosovës, si një shtet i ri, i cili po aspiron integrimin evropian, duhet të angazhohet shumë më shumë në përkrahje të shkencës, në ndarjen e fondeve më të mëdha për të stimuluar hulumtimin shkencor, në orientimin e hulumtimit shkencor drejt nevojave të zhvillimit ekonomik dhe në përhrahjen dhe stimulimin e hulumtuesve dhe shkenctarëve të rinjë”, është shprehur Ministri.

Ministri Bajrami po ashtu theksoi se, “Java e Shkencës” është edhe reflektim i asaj se çfarë janë standardet e hulumtimit dhe të bërit shkencë në Kosovë, sepse shkenca rezulton me progres në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e një lidershipi, i cili mundëson tranzicion të suksessshëm ekonomik dhe shkencor të vendit.

Ndër të tjera, Ministri shprehu edhe nevojën e Kosovës për përfshirje në hapësirën evropiane të shkencës, duke qenë se BE përmes programeve të ndryshme mbështet hulumtuesit e rinjë.

Ndryshe, në Konferencën “Java e Shkencës 2017” do të prezantohen rreth 250 punime shkencore të ndara në 12 sesione tematike për katër ditë sa do të zgjasë Konferenca.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)