19 Prill 2024

Shkolla fillore “Dardania” fiton garën Kosovo Brain Bowl

Prishtinë, 11 maj - Me qëllim të promovimit të dijes dhe shkencës, American School of Kosova, ka organizuar garën e diturisë, ndryshe e njohur edhe si Kosovo Brain Bowl. Kjo garë, është organizuar për të gjitha shkollat fillore publike të Kosovës.

Përmes kësaj gare, ASK shfrytëzon rastin edhe të shpërblejë më të mirët, duke u ofruar kushte të mirëfillta shkollimi nxënësve të shkollës fituese të vendit të parë dhe mjete lehtësuese të mësimnxënies për nxënësit e shkollave fituese të vendit të dytë dhe tretë.

Rreze Qela, Enisa Avdiu dhe Olta Zagraxha, nga shkolla fillore “Dardania” nga Prishtina ishin fituese të garës së sivjetme, Kosovo Brain Bowl, me c’rast që të trija kanë fituar bursë shkollimi 100 % në ASK, për katër vjetët e ardhshëm. (Nëse bursa nuk vlenë për katër vite, vetëm hiqeni pjesën me të kuqe)

Në vendin e dytë është rradhitur shkolla fillore “Abaz Ajeti” nga Gjilani, ku fituesit kanë marrë nga një tablet të mençur, ndërsa në të tretin, shkolla fillore “Bedri Gjinaj” nga Mitrovica, duke fituar kështu edhe nga një kartë përfituese në ndonjë nga libraritë e Prishtinës.

Kosovo Brain Bowl është e përbërë nga pyetje dhe problematika nga Shkencat e Përgjithshme, Matematikore, Gjuha Angleze, Historia dhe Gjeografia. Kjo garë, organizohet për nxënësit e klasëve të VII, VIII dhe IX, të cilët kualifikohen pas pjesëmarrjes në testin, i cili këtë vit është mbajtur në 7 komuna të Kosovës.

Pas përzgjedhjes së tetë shkollave me rezultatin më të mirë, kjo garë akademike, është organizuar në tri runde, deri në finale, ku kanë garuar dy shkollat e mbetura, me rezultatin më të mirë në rundet paraprake.

Kosovo Brain Bowl, është gara më e madhe e kësaj natyre që organizohet nga American School of Kosova.

Kosovo Brain Bowl është një format Amerikan i garimit akademik, i cili aplikohet në shkolla të niveleve të ndryshme, duke i vënë theks të vecantë rëndësisë së aplikimit të njohurive të fituara në shkollë edhe në jetën e përditshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)