16 Prill 2024

Shënohet dita e shkollës në fshatin Bresalc

Gjilan, 21 prill - Në Fshatin Bresalc sot është shënuar dita e shkollës, e cila mban emrin e dëshmorit Ibrahim Uruqi-Hushit. Fillimisht, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe strukturat tjera komunale, kanë bërë homazhe para bustit të dëshmorit, Ibrahim Uruqi, tek shkolla e fshatit.

“Ibrahim Uruqi-Hushi ka ra dëshmorë për lirinë e Kosovës, ndërsa kësaj shkolle ku edhe ai ka mësuar, i ka dhënë emrin e lavdisë së përhershme dhe krenarisë për brezat që do të vijnë. Kjo shkollë duhet ta ruaj emrin e tij, sepse është obligim dhe ajo arrihet vetëm me suksese të nxënësve dhe vetëm me rezultate të ndryshme që kalojnë përmes kësaj shkolle. Sot, si njëri nga bashkëveprimtarët e Ibrahimit, i kujtojmë angazhimet në kohët e rënda dhe shumë të vështira”.

“Ibrahimi ishte i përgatitur prej kohës për rezistencë, qysh herët në vitet e ’90, ka nisur angazhimin, dhe element që e ka dalluar atë ka qenë, ajo që ai asnjëherë nuk ka ditur të kthehet prapa dhe të dorëzohet. Ibrahim Uruqi me punën dhe angazhimin e tij, ka arritur që t’i shpëtoj nga torturat, burgosjet dhe dhuna, shumë familje në Kosovë”, ka thënë kryetari Haziri, në adresimin para të pranishmëve të shumtë në shënim të ditës së shkollës.

Haziri, po ashtu, ka thënë se nëse dikush ishte gati të dalë para plumbave të armikut, ai ishte pikërisht Ibrahimi, andaj, familja e tij, duhet të jenë krenar përherë, sepse emri i tij është i ndritshëm dhe do të vazhdoj të bëjë dritë për të gjithë ne dhe për të gjithë ata që do të vinë pas nesh.

“Ai ishte gati përherë, ka ra dëshmorë dhe per ne do të mbetet gjithmonë hero i lirisë, i cili ka bërë histori të lavdishme”, tha kreu i gjilanasve.

Me fjalën e tyre, drejtori i shkollës Gafurr Syla dhe Shemsi Syla zv.komandant i Zonës Operative të Karadakut, kanë thënë se Ibrahim Uruqi, me veprën e tij, me angazhimin për liri dhe me vendosmërinë që kishte, ra dëshmorë për të qenë i pavdekshëm dhe gjithnjë figurë e lartë kombëtare në lirinë e Kosovës.

Ndryshe dita e shkollës është shënuar nën një program të pasur kulturo-artistik, të përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)