20 Shtator 2017

Universiteti “Isa Boletini” bashkëpunon me kompaninë “Ferronikel”

Prishtinë, 21 prill - Studentët dhe mësimdhënësit e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, tash e tutje do të mund të shfrytëzojnë kapacitetet e kompanisë “Ferronikel” në Drenas për punën e tyre praktike dhe kërkimore.

Kjo është bërë e mundur pas nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Isa Boletini”  dhe “Ferronikelit”, të nënshkruar nga rektori, Alush Musaj, dekani i Fakultetit të Gjeoshkencave, Naser Peci si dhe drejtori gjeneral i “Ferronikelit”, Miltiadis Tragakis.

Gjatë vizitës në këtë kompani, rektori Musaj dhe dekani Peci, biseduan me drejtuesit e “Ferronikelit” për rëndësinë që ka për studentët e Gjeoshkencave, bashkëpunimi me ndërmarrjet private dhe ato publike.

Ata e vlerësuan gatishmërinë e “Ferronikelit” për mundësinë e ofruar, e cila do të ndikoj pozivitisht për punën  praktike dhe kërkimore të studentëve, por edhe mësimdhënësve.

Rektori Musaj, theksoi se janë duke i dhënë rëndësi të posaçme bashkëpunimit me kompanitë private, por edhe ato publike në vend, duke pasur parasysh karakterin teknik të programeve që ofrohen në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku pjesa praktike ka një rëndësi të madhe. “Ofrimi i Universitetit me industrinë është një imperativ i kohës, prandaj jemi duke punuar shumë në këtë drejtim”, tha ai.

Universiteti “Isa Boletini”, ka marrëveshje bashkëpunimi me shumicën e ndërmarrjeve publike dhe private në vend, duke bërë të mundur që studentët të kryejnë pjesën praktike.     

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Shtator 2017 - Programi "Kërko Drejtësi” i financuar nga Departamenti i SHBA-së në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës mbajn takimin e fundit të programit D4J. (Hotel Emerald, ora 9:15)

- Drejtori i Misionit të USAID-it Xhejms Houp do të merr pjesë në hapjen e punëtorive të programit të USAID-it për Përkrahje Adoleshentëve pas mësimit të rregullt. (Auditoriumi i Fakultetit të Edukimit, Universiteti i Prishtinës, ora 9:30)

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” organizon tryezë diskutimi për shënimin e Ditës Evropiane pa viktima në rrugë. (Ndërtesa e Kolegjit “Tempulli” në Prishtinë,  ora 10:00) 

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Komunën e Vushtrisë dhe do të takohet me kryetarin e Komunës Bajram Mulaku. (Ambientet e komunës, ora 13:00)

- Në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Kultura dhe Paqja në Ballkan - Roli i Parlamentarëve” zhvillohet aktiviteti “Udha e Paqes”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Kalanë e Harilaqit, në Fushë Kosovë. (Kalaja e Harilaqit, ora 15:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës ju njofton do ta hapë fushatën zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2017, ku do të prezantojë kandidatët për kryetar komunash. (Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 17:00)

- Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe Crimson Capital organizon ngjarjen tradicionale e përvitshme në skenën e filantropisë në Kosovë “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët – Let’s Dance”. (Duplex, ora 20:00)