27 Janar 2020

Atomistët do të jenë liderë të së ardhmes

Prishtinë, 30 maj - Projekti ATOMI, i cili merret me identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, ka bërë përzgjedhjen e 54 atomistëve të rinj, në kuadër të ciklit të katërt të funksionimit. Projekti ATOMI gjatë këtij cikli, ka identifikuar nxënësit nga klasa VIII deri në të XII-ën, që përfshijnë të gjithë fëmijët e Shkollave të Mesme të Larta në Kosovë.

“Sa jam krenar me ju, aq edhe jam i zhgënjyer me kushtet që ju ofrojnë shkollat, pasi është e qartë se fëmijët me inteligjencë nuk mjafton vetëm ajo që ju merrni nga shkollat, por nevojiten edhe kushte shtesë që ju të arrini të realizoni veten tuaj”, u tha ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Z. Arsim Bajrami 54 atomistëve të përzgjedhurve.

Ministri Bajrami, po ashtu shprehu mbështetjen e plotë të Ministrisë së Arsimit për Projektin ATOMI dhe kërkoj nga Projekti që të punojë edhe në identifikimin e hershëm te fëmijëve me inteligjencë të jashtëzakonshme, duke filluar qysh nga klasat e para te shkollimit fillor. 


Ministri i Arsimit, u shpreh se synimi i ministrisë që ai drejton, është arsimi cilësor, me një theks te veçantë në arsimin e fëmijëve me inteligjence te jashtëzakonshme dhe talentëve. “Ju, atomistët do të jeni liderë të së ardhmes dhe do të jeni ndryshues të mentalitetit dhe të të menduarit në shoqërinë tonë”, u tha Ministri Bajrami nxënësve të identifikuar nga Projekti ATOMI.

Në kuadër të takimit, janë zbuluar po ashtu edhe të dhënat dhe rezultatet e ciklit të katërt të Projektit ATOMI.


Pas procesit të nominimit/aplikimit, të gjithë aplikuesit e ciklit të katërt, gjithshej 1028, i janë nënshtruar një procesi tre-fazësh të seleksionimit, i cili është realizuar përmes përdorimit të testeve të standardizuara të inteligjencës, me norma britanike dhe amerikane, që i bie se IQ e të përzgjedhurve është e krahasueshme me popullatën e këtyre dy vendeve. 


Gjatë ciklit të IV të Projektit ATOMI:

- Janë përzgjedhur gjithsej 54 atomistë nga mbarë Kosova.
- Të përzgjedhurit janë nga 15 komuna të ndryshme të Kosovës.
- Prej të përzgjedhurve janë 21 femra (39%), ndërsa 33 janë meshkuj (61%).
- Prej të përzgjedhurve janë 53 shqiptarë dhe 1 i komunitetit egjiptas.
- Të përzgjedhurit janë të grup-moshës prej 12-17 vjeç
- Dominojnë fëmijët e moshës 13 dhe 14 vjeçare.

Mbikëqyrësi Profesional i Projektit ATOMI, Nait Vrenezi ndërkaq foli për aktivitetet e Projektit ATOMI, me të përzgjedhurit e rinj. Profesor Vrenezi, sqaroj nisjen e fazës së përkrahjes për fëmijët inteligjentë që do të fillojë nga 1 korriku me kampin veror, e cila do të zgjasë për 2 javë në Kosovë dhe Shqipëri. “Fëmijët e identifikuar nga Projekti ATOMI, janë një promilëshi i shoqërisë Kosovare, që i bie 1 në 1000 bashkëmoshatarë të tyre”, sqaroj Prof. Vrenezi.

Nga Tetori, Projekti ATOMI do të fillojë me Shkollën + me kurse të avancuara, e cila do të dizajnohet në bazë të nevojave dhe interesimeve të atomistëve të rinj. Kjo shkollë organizohet gjatë të shtunave. 


Përvec kampit veror dhe Shkollës +, atomistëve (fëmijëve me inteligjencë të jashtëzakonshme) synohet që t’ju sigurohet këshillim dhe përcjellje e vazhdueshme, mentorim nga profesionistët, qasje në literaturë të avancuar, , avancim në shkollim, vizita studimore, ndërmjetësim për bursa, etj... Të gjitha shërbimet e sipërpërmendura ofrohen falas nga Projekti ATOMI.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2020  - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve ESNAF nga Prizreni organizojn takim për mundësitë e bashkëpunimit në përkrahje të sektorit privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bashkë me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe te obelisku i Hebrenjve, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Oborri i Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Plaformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

-  Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani" organizon manifestimin e kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Hapësirat e Fakultetit të Edukimit -Filologjisë, Gjakovë, ora 11:00)

-  Misioni i OSBE-së dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit. (Dokukino në Kompleksin Europa në Prizren, ora 12:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit. (DokuKino, Kompleksi Europa në Prizren, ora 12:30)

- Rinia Demokratike e Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit. (Menza "Ramiz Sadiku", Prishtinë, ora 18:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe AS Film, për nder të Ditës Përkujtimore të Holokaustit, do të organizojnë shfaqjen e filmit dokumentar “Përqafimi i fatit”, me regji të Jakov Sedlar. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)