20 Prill 2024

Komuna e Podujevës të enjten bën dezinsektimin

Podujevë, 19 korrik - Komuna e Podujevës njofton qytetarët se të enjten duke filluar nga ora 20, përmes kontraktuesit të saj do të fillojë dezinsektimin e qytetit.

Dezinsektimi bëhet me qëllimin të eliminimit të insekteve të dëmshme, si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive, bartës të të cilave janë insektet e ndryshme.

\"Lusim qytetarët e Podujevës që t’i mbyllin dritaret gjatë kohës së dezinsektimit të hapësirave të jashtme të qytetit në mënyrë që të parandalojnë hyrjen e insekteve (mushkonjave dhe insekteve të tjera) nëpër banesat apo shtëpitë e tyre\", thuhet në një kumtesë të Komunës.

Për dezinsektimin e zonave të tjera, siç janë hapësirat përgjatë lumenjve, banorët e këtyre vendeve do të njoftohen paraprakisht.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)