16 Prill 2024

Klasat për nëna fillojnë edhe me temën e depresionit pas lindjes

Prishtinë, 19 korrik - Në kuadër të Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas, tashmë të ri-emëruara si “Klasat për Nëna” fillon edhe ligjërimi i temës së depresionit pas-lindjes për të gjitha gratë dhe vajzat, por edhe partnerët e tyre apo shoqëruesit, që marrin pjesë në aktivitetet e këtyre qendrave.

\"Klasat për Nëna\" funksionojnë në kuadër të Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Shtërpce, Kaçanik dhe ne Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Prishtinë.

Zhvillimi i kësaj teme dhe përfshirja e saj në kurrikulën e \"Klasave për Nëna\" është konsideruar e rëndësishme me qëllim të dhënies së informatave dhe vetëdijesimit të nënave dhe familjarëve të tyre mbi shenjat  e depresionit  të pas-lindjes dhe hapat të cilat duhet të ndërmerren për trajtimin e saj në kohë.

Depresioni i pas-lindjes shfaqet si rezultat i ndryshimeve hormonale qe gruaja përjeton gjatë shtatzënisë dhe pas. Simptomat ndryshojnë, mirëpo disa nga ato përfshijnë mungesën e interesimit për fëmijën, të qarit e shpeshtë, hidhërimin, ndjenjat e fajit apo turpit, humbjen e interesimit në gjërat që janë shijuar më parë, mendimet e mundshme që dëmtojnë fëmijën ose nënën, e deri tek shfaqja e psikozës.

Rreth 1 në 7 nëna të reja përjetojnë depresionin. Shpeshherë fillon brenda 1-3 javë pas lindjes, por kjo mund të ndodhë në çdo kohë brenda vitit të parë.  

Në kuadër të shtimit të kësaj teme në kurrikulë është lansuar edhe një video informuese për gratë dhe vajzat që po shfaqet në kuadër të televizioneve vendore dhe rrjeteve sociale, e qasshme edhe përmes linkut: 

Zhvillimi i kësaj kurrikule të re u mundësua falë mbështetjes së Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës dhe është pjesë e integruar e të gjitha qendrave në 6 komunat e Kosovës, broshurave informuese që shpërndahen në kuadër të qendrave të mjekësisë familjare dhe pjesë e platformës elektronike beba-ks.com. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)