29 Mars 2024

Gjatë vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm

Prishtinë, 15 korrik - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë këtyre dy ditëve të kësaj jave vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

\"Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe i ndryshueshëm, ku vende –vende, kryesisht të shtunën dhe të dielën në orët e pasdites, do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me erëra, reshje shiu të karakterit lokal dhe shkarkime rrufesh\", thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas IHMK-së, vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 11-15gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 20-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja shpejtësia e së cilës vende-vende mund të arrijë mbi 14m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)