19 Mars 2024

OEAK kërkon pezullimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore

Prishtinë, 22 qershor - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon edhe një herë nga Qeveria në detyrë që të pezullojë implementimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore, specifikisht mbledhjen e premiumeve të sigurimeve shëndetësore, të planifikuar të fillojë më 1 korrik 2017.

"Arsyet në të cilat do mbështetej vendimi për shtyrjen e implementimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore do të përfshinin mospërmbushjen e kritereve të shumta të parapara me ligj para fillimit të mbledhjes së premiumeve dhe paqartësive të tjera që kanë shkaktuar huti në mesin e komunitetit të biznesit, përfshirë edhe periudhën e nevojshme për formimin e qeverisë së re, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare", thuhet në një komunikatë të OAK-së.

Oda Amerikane përsërit rekomandimin e saj që implementimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore si dhe mbledhja e premiumeve të shtyhet së paku deri më 1 janar 2018, ose deri pas plotësim-ndryshimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore sipas Agjendës Legjislative të vitit 2017, cilado që të ndodhë më vonë.

"Po ashtu, Oda Amerikane do të kërkojë nga Qeveria e re që procesi i plotësim-ndryshimit të këtij ligji të bëhet përmes një dialogu gjithpërfshirës me akterët e tjerë që do të mundësonte implementim sa më të efektshëm të dispozitave të tij", thuhet në komunikatë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)