25 Prill 2024

30 profesionistë shëndetësorë nga SHBA vizituan QKUK-në

Prishtinë, 5 qershor - Tridhjetë profesionistë mjekësorë të fushave të ndryshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vizitojnë Kosovën, me organizim dhe negocim të organizatës Kosova Hope (një organizatë jofitimprurëse).

Ekipi mjekësorë gjatë ditës së sotme  ka vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,  ku drejtori i përgjithshëm i SHSKUK, dr. Curr Gjocaj,  përfaqësuesi  i ekipit mjekësor,  dhe drejtori i Organizatës Kosova Hope, z. Berat Gegaj, kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit i cili parasheh vizita dhe trajnime të stafit shëndetësorë nga Kosova në  Dekalb Medical Center në SHBA.

Marrëveshja  parasheh që të dyja palët  të vazhdojnë shkëmbimin e kuadrove për  edukimi mjekësor të mjekëve të  licencuar të Kosovës dhe profesionistëve tjerë mjekësor.

Me këtë rast, dr. Curr Gjocaj, drejtor i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK)  ju shpjegoi profesionistëve shëndetësorë nga SHBA, punën  që bëhet në SHSKUK. 

Ai tha se vetëm në QKUK,  ka 37 klinika dhe shërbime të ndryshme,  ndërkohë që në organogram janë edhe spitalet e përgjithshme  “Ndjehem shumë i lumtur që sot po lidhim këtë marrëveshje ku profesionistët tanë kanë mundësi të  shkëmbejnë përvojat me profesionistët  e SHBA, një falënderim edhe për Kosova Hope që ka organizuar dhe ka bërë të mundshëm këtë bashkëpunim”,  tha mes tjerash drejtori Gjocaj.

 Në anën tjetër, në emër të  profesionistëve nga SHBA, një fjalë raste e mbajti z. Michael S. Sorrells nga Grace Fellowship Church. 

Sorrells, tha  se ndjehet i lumtur që është në  mesin e stafit shëndetësorë në Kosovë, duke shpjeguar se ky është udhëtimi i tij i parë në Kosovë. 

“Ndjehemi mirë që do të kemi mundësi tu shërbejmë  pacientëve në spitalet tuaja me disa nga profesionistët më të mirë të  institucioneve tona,  qëllimi i ardhjes sonë  është lidhja e marrëveshjes  zyrtare dhe  shërbimi për pacientët”,  përfundoi z.  Sorrells.

Berat Gegaj,  drejtor i Organizatës Kosova Hope,  theksoi se  organizata është formuar në vitin 2008 dhe në fokus ka pasur edukimin e kuadrove në fushën e arsimit.

“Në vitin 2008,  ne kemi filluar projektin e këmbimit të nxënësve  kosovarë për në SHBA, falë ndihmës dhe bashkëpunimit për vite me radhë përmes Kosova HOPE dhe Grace Fellowship Church ne Atlanta SHBA.

Duke treguar arsyet pse kanë vendosur të nisin bashkëpunimin dhe realizimin e projekteve edhe në shëndetësi,   z. Gegaj   tha se ka qenë sëmundja e vëllait të tij që nuk është shëruar në Kosovë dhe është dashur të dërgohej në Amerikë për   trajtim. “ Kjo histori ka qenë shtytëse dhe se Zoti na ka mësuar shumë ne si familje që të  vendosin dhe luteshim që në të ardhmen të investohej në shëndetësi”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)