17 Janar 2018

Bujqësia krijon kushtet për sulme të mëdha nga insektet ose sëmundjet

Washington, 16 maj - Bujqësia moderne po ushqen më shumë njerëz me kosto më të ulët se kurrë më parë, me ferma të mëdha që kultivojnë vetëm një ose disa kultura. Por kjo mënyrë e kultivimit të ushqimit sjell rreziqe.

Një libër i ri zbulon se si bujqësia në shkallë të gjerë krijon kushtet për sulme të mëdha nga insektet ose sëmundjet.

Autori i librit, i cili përmes ndihmës së publikut po përpiqet të parashikojë sëmundjet e ardhshme që mund të prekin kulturat bujqësore.

Nëse ju pëlqen qebapi me kungull, trangujt ose pjepri atëherë brumbujt e zinj janë një problem i madh.

Këto instekte sulmojnë të gjitha këto bimë me anë të një lloji të keq bakteriesh, thotë ekologu Rob Dunn i Universitetit Shtetëror të Karolinës Veriore.

\"Kjo bakterie infekton bimët, duke i shkatërruar ato\".

Sëmundja mund të shkatërrojë një fushë të tërë bimësh dhe mund të përhapet lehtë në fermat bujqësore moderne.

\"Madje edhe bimët e vogla, ne i mbjellim në një hapësirë disa kilometërshe. Kështu që nëse bakteria prek një qoshe të arës së mbjellur me bimë, ajo përhapet shumë shpejt në të gjithë hapësirën e mbjellur.\"

Skenari më i keq është uria e shkaktuar nga dëmtimi i patateve në Irlandë në vitet 1840. Rreth një milion njerëz vdiqën kur një sëmundje kërpudhore shkatërroi një kulturë mbi të cilën varej mbijetesa e shumicës së popullsisë.

\"Shpesh thuhet se kjo i takon një periudhe tjetër kohore, viteve 1800 dhe nuk ka të bëjë me ne.\"

Por libri i tij i ri, “Never Out of Season”, tregon historitë e plantacioneve të gomës të shkatërruara të Henry Ford-it në vitet 1930, sëmundjet kërpudhore që shkatërruan industrinë e çokollatës në Brazil dhe të tjera.

Dunn nuk e mohon se bujqësia ushqen sot më shumë njerëz me një kosto më ulët se më parë. Por ai thotë se ne duhet të përgatitemi për katastrofën e pashmangshme të ardhshme.

“Ne nuk kemi informacione mbi speciet që ndihmojnë bimët tona. Nuk e dimë nëse ka sëmundje kërpudhore në dheun në të cilin është mbjellë kungulli. Nuk e dimë nëse ka një parazit që sulmon brumbullin që mbart bakteriet, ndoshta askush nuk është duke e studiuar këtë. Kjo është e vërtetë për shumicën e kulturave tona\".

Dunn po punon për të plotësuar disa nga këto zbrazëtira. Fermerët dhe kopshtarët mund të ndihmojnë në këtë projekt.

Ai ka krijuar faqen e internetit iNaturalist.org dhe aplikacionin iNaturalist ku mund të gjesh programin e tij \"The Great Pumpkin Project.\"

Nëse shihni insekte në kunguj, tranguj ose pjepër, fotografojini ato.

\"Ne shpresojmë të mbledhim miliona imazhe nga e gjithë bota për të mësuar se cilat lloje të brumbullit sulmojnë kulturat bujqësore dhe në cilat pjesë të botës.\"

Dhe, ndoshta, mund të ndihmojmë për të shpëtuar kungullin nga një murtajë e ardhshme bimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Janar 2018 - Mbahet mbledhje e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i projektligjit për ndërmarrjet sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN 303, ora 10:00)

- Në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, nesër më 17 janar 2018, zhvillohen homazhe te shtatorja e Skënderbeut. (Shtatorja e Skënderbeut, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të punës së Komisionit, për vitin 2017 si dhe shqyrtimi i draft-planit të punës së Komisionit, për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Për nder të 18 vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës, do të mbahet shënimin simbolik të këtij përvjetori, në të cilin pjesëmarrës do të jenë Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, Ministri i Financave Bedri Hamza, palët e interesit dhe donatorët. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve, ish-ndërtesa e Gërmisë, ora 11:00) 

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit,  salla  C 301, ora 11:00)

- Prezantohen projektet e studentëve, të cilët do të pasqyrojnë punën që është bërë gjatë semestrit dimëror 2017/18. (Fakulteti i Edukimit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluejtshme, me raport amandamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Finanaca. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)

- Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj do të vizitojë kompaninë e prodhimit të produkteve farmaceutike “Trepharm”. (Hapësirat e “Trepharm” në Sllatinë, ora 12:30)

- Komuna e Gjilanit ben zbulimin e bustit te heroit Gjergj Kastrioti - Skenderbeu. (Sheshi kryesore para zyres se kryetarit ne Gjilan, ora 13:00)

- Mbahet Akademi kushtuar 550 vjetorit të Skënderbeut, me ç ‘rast do të promovohet pulla postare e Postës së Kosovës dhe Postës së Maqedonisë në të cilen do të nderohen edhe figurat e shquara të shqiptarëve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në 36-vjetorin e vrasjes së tyre. (Teatri Kombëtar të Kosovës, ora  15:00)

- Komuna e Gjilanit organizon akademin e Flakes se Janarit 2018, qe i kushtohet 550 vjetorit te vdekjes se heroit kombetar Skenderbeu dhe 50 vjetorit te protestave masive per flamurin kombetar. (Teatri i Qytetit, ora 16:00)

- Muzeu i Kosovës, me nismën e "Museum Illyricum" - Zvicër, organizojnë ekspozitë me libra; pulla dhe bankënota nga mesjeta e deri në vitet '30-ta. (Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, ora 18:00)

- Hapet ekspozitë 55 portrete për 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. (Swiss Diamond Hotel, ora 18:00)

- Në 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Skenderbeu dhe 50 vjetorit të protestave masive për flamurin kombëtar organizon aktivitetin Peneli i Flakes. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 19:00)