19 Prill 2024

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë

Prishtinë, 10 maj - Me rastin e shënimit të 12 majit, Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Kolegji Heimerer në bashkëpunim me Institucioni i Evropës Juglindore për Avancimin e Shkencave Shëndetësore dhe Infermierore (IEJL-ASHI) organizon debat me temën “Infermieria zëri që udhëheq – Të drejtat e profesionistit shëndetësor, sfidat e avancimit në sistemin shëndetësor dhe në shoqëri”.

Pjesëmarrës në debat do të jenë institucionet relevante; Ministria e Shëndetësisë, Oda e Infermierëve, Kuvendi i Kosovës, Sindikata e Shëndetësisë Kosovare, OJQ-të, Ministria e Arsimit, kryeinfermierë  të tri niveleve shëndetësore publike dhe private në Kosovë si dhe mysafir dhe partnerë nga Gjermania.

Ndërsa panelistë në debat do të jenë; Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, Drejtori i SHSKUK, Curr Gjocaj, Zv.Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Mevludi Krasniqi, Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Arben Vitija, Deputetët e Kuvendit të Kosovës, znj.Teuta Haxhiu dhe Nehat Baftiu, Kryetari i Odës së Infermierëve, z.Naser Rrustemi, Drejtori Ekzekutiv i Kolegjit Heimerer, z.Petrit Beqiri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)