23 Shtator 2017

Hapet zyra e të bioetikës mjekësore në Kosovë

Prishtinë, 20 prill - Në prani, të Prof. Amnon Carmi, udhëheqës i UNESCO (Haifa) Chair in Bioethics, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK),  është hapur zyra e  njësisë së bioetikës mjekësore.

Në këtë hapje, prof. Carminin, e shoqëronin drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Curr Gjocaj, dr. Miftar Zenelaj, udhëheqës i kësaj zyre,  dy zëvendësministrat e shëndetësisë, Dr. Izet Sadiku dhe dr. Rrustem Musa, drejtorë të klinikave, institucioneve tjera shëndetësore dhe profesionistëve mjekësor.

Prof. Carmin, tha se ndjehet i lumtur që ka rastin të jetë në Kosovë e cila tashmë është anëtare e barabartë e Unesco (Haifa) Chair in Bioethics.

Në emër të SHSKUK-së, drejtori Gjocaj, falënderoj  prof. Carmin për gjithë kontributin që ka dhënë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë shumë të rëndësishme dhe për praninë e tij në Kosovë. “ Ju falënderoj që përkundër angazhimeve që keni në gjithë botën keni vendosur të na respektoni dhe të vizitoni Kosovën, ju keni dhënë kontribut vendimtarë për Kosovë me të drejtat të barabarta”, u shpreh ai.

Në anën  tjetër, duke folur për rëndësinë  hapjes së kësaj zyre, udhëheqësi i saj, dr. Miftar Zenelaj, tha se tashmë edhe në Kosovë ka një zyrë e cila do të merret dhe do të trajtoj çështjen e bioetikës mjekësore.

Përkrahje dhe falënderime për prof. Carmin dhe hapjen e kësaj zyre, bëri edhe dr. Izet Sadiku, zv. Ministër i Shëndetësisë, i cili tha se përkrahje nuk do të mungoj për këtë zyrë në të mirë të trajtimit të çështjeve të bioetikës në mjekësi.

Prof. Ass, Kreshnik Hoti, prodekan për çështje akademike në Fakultetin e Mjekësisë, tha se në kuadër të kurrikulës dhe lëndëve në Fakultetin e Mjekësisë, mësohet edhe për bioetikën mjekësore dhe hulumtimet përmes kësaj zyre do të ndihmojnë Fakultetin e Mjekësisë.

Në fund të ceremonisë, prof. Carmi, mbajti ligjëratë për të pranishmit në amfitetatirn e Telemjekësisë dhe u përgjigj në interesimin e profesionistëve shëndetësore dhe përfaqësueseve të medieve.  Kjo ligjëratë u transmetua edhe direkt në njësitë e telemjekësisë në Spitalet e Përgjithshme.   

Republika e Kosovës është anëtare e barabartë në mesin 124 shteteve të botës që nga muaji gushti i vitit 2015 në UNESCO Chair on Bioethics, kjo është një organizatë ndërkombëtare nën ombrellën e UNESCO-së, e themeluar në vitin 2001 dhe merret më edukimin etik në arsimin e ultë, mesëm dhe në arsimin e lartë.

Gjithashtu, kjo organizatë ka mbajtur 12 konferenca ndërkombëtare të Bioetikes, Etikes Mjekësore dhe Ligji për Shëndetësi, ku janë nxjerrë shumë konventa dhe rezoluta ndërkombëtare mbi respektimin e normave etike dhe ligjore në institucionet shëndetësore dhe arsimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2017 - Universiteti “Kadri Zeka” bashkorganizator i manifestimit tradicional kulturor, letrar e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”. (Stubëll të Epërme të Vitisë, ora 9:00)

- Fakulteti i Komunikim Masiv i Kolegji AAB në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit - FHF - Universiteti i Tiranës, Università per Stranieri di Perugia, Itali, Departamentin e Letërsisë dhe Gazetarisë - Universiteti i Elbasanit, Departamentin e Komunikimit - Universiteti Bedër-Tiranë, School of Journalism and Public Relations, Shkup dhe Institute of Communication Studies - Shkup, organizojnë Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Historia e medias dhe transformimet mediatike”. (Teatrin AAB “Faruk Begolli” të Kolegjit AAB, ora 10:30)

- Nën përkujdesje të kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar luftëtarëve të lirisë, Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj. (Amfiteatri i qytetit ‘Istref Begolli’ në Pejë, ora 11:00)

- Komuna e Pjese do të bëj zbulimi i lapidarit të luftëtarëve të lirisë, Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj. (Para objektit të policisë së Kosovës në Pejë, ora 12:00)

- Në kuadër të Simpoziumit Ndërkombëtar te Shkencave Shëndetësore mbahet Workshopi me ekspert vendor dhe të huaj i organizuar nga nga Kolegji Heimerer dhe Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale. (Swiss Diamond Hotel, ora 13:00)
 
- Pas identifikimit të trupit të pa jetë të Dëshmorit të Kombit Kapllan Ahmeti, SHFD e UÇK - së në Bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Skenderajit, organizojn ceremonin e rivarrimit të dëshmorit të kombit Kapllan Ahmeti. (Varrezat e dëshmorëve në fshatin Radishevë, Skenderaj, ora 15:00)

- Federata e Paqes Universale organizon konferencën ndërkombëtare me temë “Kultura dhe Paqja në Ballkan- Roli i Parlamentarëve“. (Kuvendi i Kosovës, salla 506, ora 15:00)




Ngjarjet e fushatës zgjedhore

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban Konferencë për Medie. (Zyrat e LDK-së te Shadërvani në Prizren, ora 11:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar komune në Mitrovicë, Safet Kamberi do ta shpalosë programin qeverisës për qytetarët dhe prezantimin e kandidatëve për Asamble Komunale. (Sheshi afër zyrave të LDK-së në Mitrovicë, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mban konferencë për media ku do të flet për një nga projektet e radhës për Prishtinën. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje! në lagjen Arbëria, ora 14:00)

- Aleanca per Ardhmërinë e Kosovës mban manifestimin qendror të hapjes së fushatës për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit 2017.  (Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 14:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli do të jetë prezentë në Ferizaj ku do të merr pjesë në tubimin fushatës për zgjedhjet lokale 2017. (Selia e degës së PDK-së në Ferizaj, ora 15:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban takim zgjedhorë në fshatin Rakaj të Ferizajt. (Fshati Rakaj, ora 16:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës shpalosë Platformën për Zhvillim Ekonomik Lokal. (Hotel International në Prishtinë, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubimin zgjedhor të radhës, në qytetin e Gjilanit. (Teatri i Qytetit, ora 17:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban takim zgjedhorë në fshatin Komogllavë të Ferizajt. (Fshati Komogllavë, ora 17:00)

- Gruaja Demokratike në Gjakovë organizon manifestimin solemnë me rastin e prezantimit të kandidateve femra të cilat garojnë në listen për Asamble Komunale në Gjakove nga Partia Demokratike e Kosovës. (Hotel Pashtriku në Gjakovë, ora 17:00) 

- Partia Demokratike e Kosovës mban takim zgjedhorë me qytetarë të Ferizajt. (Restaurant “Fitorja”, ora 19:00)