16 Prill 2024

Kapen medikamente në lokalet e auto shkollës në Ferizaj

Prishtinë 18 janar - Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me njësit Policore në rajonin e Ferizajt kanë ushtruar disa bastisje ku edhe kanë gjetur sasi të konsiderueshme te barnave të cilat janë futur ilegalisht në Kosovë.

Adriatik Stavileci nga zyra për Informim e doganës ka theksuar se në rastin e parë, aksioni ka filluar me kontrollimin e tri barnatoreve si dhe një poliklinike.

Gjatë kontrollit në barnatore sipas tij nuk janë hasur parregullsi në aspektin e taksave derisa në podrumin e poliklinikës janë hasur sasi të konsiderueshme të barnave të cilat janë konfiskuar menjëherë.

Stavilevi ka treguar se pas numërimit janë evidentuar 597 paketime barna disa me banderola te Serbisë, te gjitha barnat e gjetura  janë konfiskuar.

\"Aksioni tjerët është zhvilluar në një lokacionin më saktësisht tek një subjekt i cili ka veprimtari kryesore të regjistruar si auto-shkollë ku ka pasur dyshime për kontrabandim dhe strehim të mallrave, respektivisht medikamente.\"

\"Gjatë kontrollit të këtij subjekti është gjetur një mini-depo e improvizuar për barna në tualetin e këtij lokali. Pas numërimit të sasisë totali ishte 684 paketime me barna të kontrabanduara\", ka pohuar Stavileci.

Totali i këtyre aksioneve ishte 1281 paketime të zbuluara dhe të konfiskuara, në të dy rastet kompanitë janë gjobitur si dhe lëndët kanë vazhduar për hetime, derisa vlera e këtyre barnave kalon shumën prej 5000 eurove.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)