25 Prill 2024

Malaria alarmon Greqinë

Athinë, 23 gusht - Disa rajone të Greqisë janë marrë nën kontroll për arsye të konstatimit sërish të rasteve të shumta pas rishfaqjes së sëmundjes së malaries në këtë vend.

Sipas informacioneve të marra mësohet se me vendimin e përbashkët të Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Ngjitëse (KEELPNO) dhe të Qendrës Kombëtare të Gjakut (EKEA) të Greqisë janë ndaluar për 6 muaj veprimet e marrjes dhe dhënies së gjakut në spitalet e 12 bashkive.

Organizatat shëndetësore greke kanë theksuar se është e rrezikshme dhënia e gjakut nga personat, të cilët kanë vizituar këto zona, apo të cilët kanë qëndruar të paktën një natë në këto vende.

Bashkitë që kanë ndaluar aktivitetin e dhënien e gjakut për 6 muaj janë: \"Bashkia Marathonos në rajonin Attiki, ku përfshihet edhe kryeqyteti Athinë, bashkitë Langada dhe Pylea në Selanik, bashkitë Trikkeon dhe Farkadonas në Trikala, bashkia Palama në Kardica, bashkia Evrota në Lakonia, bashkia Halkideon në Ejvia, bashkia Thiva në Viotia, bashkia Tempon në Larisa, bashkia Ahaia Perëndimore në rajonin Ahaia dhe bashkia Andravida në rajonin Ilias në gadishullin Moresë.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)