18 Prill 2024

Emiratet e Bashkuara Arabe do të mbështesin në vazhdimësi Kosovën

Prishtinë, 18 gusht - Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku me bashkëpunëtorë, priti sot Ambasadoren e Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal të Zi, znj. Hafsu Al Ulama, ku biseduan për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e EBA-së të projekteve në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

Zëvendësministri Sadiku, informoi Ambasadoren Al Ulama, për punën që është bërë në shëndetësi që nga pas lufta e deri tani, e në veçanti për projektet që janë në proces si vendimi i Qeverisë për fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurimin shëndetësor, fillimin e ndërtimit të Emergjencës dhe Spitalit Pediatrik-Kirurgjik, i cili është donacion i EBA-së, për çka edhe e falënderoi dhe e njoftoi për procesin e deritanishëm në këtë aspekt.  

\"Ju jemi falënderues edhe për investimet e fundit me aparaturat më moderne për Spitalin e Vushtrrisë që mban emrin e princit të EBA-së, “Sheik Al Zayed”, me ç’rast janë krijuar kushtet shumë më cilësore për shërbime në këtë spital\", tha Zëvendësministri Sadiku, duke theksuar se edhe më tutje Kosova ka nevojë për ndihmën e miqve të saj në mbështetje në fushën e shëndetësisë.

Ambasadorja znj. Hafsu Al Ulama falënderoi për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e EBA-së, për të ndihmuar në vazhdimësi Kosovën, në të gjitha fushat në përgjithësi e në veçanti në sektorin e shëndetësisë.

Në takim u bisedua edhe çështja e ceremonisë së inaugurimit të renovimit te spitalit “Sheik Al Zayed” në Vushtrri, pas investimeve të bëra së fundmi, në këtë spital. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)