7 Shtator 2010

Shpallje / Publikime

MINISTRIA E EKONOMISË DHE FINANCAVE

04.09.2010MEF shpall konkurse për këto vende te lira te punës:Lexo

MINISTARSTVO ZA PRIVREDU I FINANSIJE

04.09.2010Naziv pozicije: Lider divizije – Upravljanje gotovinom i dugovimaLexo

MINISTRIA E EKONOMISË DHE FINANCAVE

23.08.2010Rishpallje e konkursit: Zyrtar i lartë për hulumtime, certifikim i ligjëratave për kontabilist dhe licencim të auditorëve (një pozitë)Lexo

EULEX arreston Gani Zogaj në lidhje me hetimet në MTPT

Prishtinë, 29 korrik - Sot në Prishtinë, Departamenti i Policisë Ekzekutive të EULEX-it ka kryer bastisje në banesën private dhe zyrën Gani Zogaj, administrator i teknologjisë informative (IT) në Qeverinë e Kosovës në lidhje me hetimin e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.

Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës.

I pandehuri është arrestuar dhe akuzohet për pengim në mbledhje të provave.

Ai aktualisht gjendet në paraburgim policor të autorizuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).  

 

Edhe Ministria e Administratës Publike konfirmon lajmin, se sot, nga policia e EULEX-it, është arrestuar Gani Zogaj, zyrtar i Departamentit të e-Qeverisjes dhe Proceseve Administrative në Ministrinë e Administratës Publike.
Ministria e Administratës Publike, ashtu si edhe Qeveria e Kosovës, angazhohet për sundimin e ligjit në vend, si dhe rikonfirmon gatishmërinë e saj që të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë.

Komente:

tahiri

Koha ditore jan me te korruptuar se qdo person qe eshte ne qeveri.Keta njerez, vetem qe te behen te famshem,rrejn ne gazeten e tyre, i japin ngjyra shume negative cdo informacioni vetem qe te shkoj ne dem te shtetit, jane ne gjendje me e shkaterru shtetin.Me fjale tjera jane mekat ( te shtijn me vjell )per sistemin medial ne Kosove.Ne gazet shkruajn fjal qe degjojn ne rruge, vetem me qellim te shkaterrohen proceset qe po kalon shteti, si duket jan te paguar edhe nga Serbia, perndryshe nuk kan ndonje arsye kaqe te madhe te flasin aq keq per shtet.

toli

Kush eshte budall me shkru ne server qe ka marr ndonje mite ose eshte korruptu me pare. Edhe ne qofte se jan fshi te dhenat, ka shume programe qe i kthejn keto. kerkoni ne google ka sa te dush programe qe i kthejn te dhenat e fshira, si duket keta Eulexi e kan vetem per me then qe po bajm diqka, pasi nuk eshte e mundur me u fshi te dhenat dhe mos me u kthy. Si duket ky djali e paska hanger per shkak te Paaftesive te Eulexit ose per shkak te skenarit te Eulexit, kishe po bajm diqka.

moni

Nuk eshte e vertet qe Gani Zogaj ka kryer ndonje veper penale ashtu siq pretendojn Eulex-i. Une e njohe kete person. Ky person eshte shume njeri I ndershem. Eulexi po bene veprime shume te liga , vetem q e ta justifikoj mospunen e ketij misioni. Ky mission eshte I deshtuar. Atyre ju interesojn vetem rrogat qe I marrin, dhe kishe po bejm diqka, e arrestojn ndonje person pa kurrfare provave

Komento:




Prapa

© Copyright - Agjencia e Lajmeve - Ekonomia - 2005 - 2010 - All Rights Reserved | Powered by Refresh