19 Prill 2024

Kryeprokurori Lumezi po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA

San Francisko, 26 korrik - Me ftesë të Departamentit Amerikan të Drejtësisë – Divizioni për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, një delegacion i Prokurorit të Shtetit i kryesuar nga kryeprokurori Aleksandër Lumezi, po realizojnë një vizitë zyrtare në San Francisko të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Qëllimi i kësaj vizitë është marrja e përvojave të shtetit San Francisko lidhur me funksionimin e sistemit prokurorial, institucioneve penale të dhunës në familje, shërbimeve të viktimave, atyre anti-korrupsion, konfiskimin e pasurisë së kundërligjshme dhe disa institucioneve tjera.

Delegacioni i kryesuar nga kryeprokurori Lumezi do të vizitojë Prokurorin e Qarkut Verior të Kalifornisë, Gjykatën Penale për Dhunë në Familje, Prokurorinë e Qarkut të San Franciskos, Gjykatën për Çështje Familjare të San Franciskos, Njësitin për Konfiskimin e Pasurisë së Zyrës së Prokurorisë së Qarkut Verior të Kalifornisë dhe institucione tjera të sistemit të drejtësisë së këtij vendi.

Kryeprokurori Lumezi do të zhvillojë takime të ndryshme me krerë të institucioneve të drejtësisë së San Franciskos, po ashtu i tërë delegacioni i Prokurorit të Shtetit do të marrë pjesë nëpër seanca të ndryshe që zhvillohen në institucionet e drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)