24 Prill 2024

Zjarri bie në zonat e mbrojtura

Tiranë, 24 korrik - Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura njofton se disa nga zonat e mbrojtura në qarqe të ndryshme të Shqipërisë janë kapluar nga zjarret gjatë ditëve të fundit. Vetëm këtë fundjavë në Parkun Kombëtar të Dajtit ranë dy zjarre.

\"Në Qarkun e Tiranës në Zonën e Mbrojtur Mali i Dajtit zjarret aktualisht janë të fikuara. Zjarri në vendin e quajtur tek Antenat Vodafon ra më 23. 06.2017 ora 12.55, ka përshkruar një sipërfaqe prej 0.2 Ha  të pylli me llojin Ah. Në ndihmë erdhën forcat e policisë, emergjencat civile me zjarrfikse dhe helikopteri. Shkak është bërë një zjarr i ndezur nga një grup pushuesish me çadra kampingu, të cilët ishin larguar pa e fikur zjarrin plotësisht. Temperaturat e larta bën që zona të perfshihet nga flakët\", njofton AKZM.

AKZM i bën thirrje Komunitetit dhe vizitorëve të Zonave të Mbrojtura të bëjnë kujdes në këtë stinë të nxehtë vere, pasi një paskujdesi e vogël mund të shkaktoj dëme të pallogaritshme, në ndonjë rast duke rrezikuar dhe jetë njerëzish.

Ndryshe për periudhën Janar-Korrik 2017, në  Zonat e Mbrojtura ka pasur 15 raste të rënies së zjarrit, kjo e ndarë sipas qarqeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)