16 Prill 2024

Votuan nga dy herë, tash i pret burgu

Pejë, 19 korrik - Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve N.L. dhe N.L. për vepër penale “Keqpërdorimi i të drejtës së votimit” nga neni 216 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, të pandehurit N.L. dhe N.L. me datë 11 qershor rreth orës 10:00 në fshatin Dranoc Komuna e Deçanit, me dashje, duke vepruar si bashkëkryerës, votojnë për të dytën herë edhe pse e kanë ditur  se kanë votuar njëherë, ashtu që të pandehurit fillimisht kanë shkuar me dëshmitarin S.H. në qendrën e votimit në vendin e lartcekur dhe kanë votuar, pasi kthehen në shtëpi prapë shkojnë me dëshmitarin Sh.L. dhe përsëri votojnë në të njëjtën qendër të votimit.

\"Të pandehurit N.L. dhe N.L. me veprimet e tyre kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara sikur më lart\", njofton Prokuroria.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpall fajtor dhe t’i dënoj sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)