25 Prill 2024

Rrihen fort me shufra metalike

Viti, 19 qershor - Një rrahje masive ka ndodhur dje në mbrëmje në fshatin Sllatinë e Epërme në Viti me ç\'rast kanë marrë lëndime katër persona.

"Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti, duke përdorur edhe mjete të forta-shufra metalike dhe për pasojë të gjithë kanë pësuar lëndime", thuhet në raportin e policisë.

Të gjithë të dyshuarit pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.  

Në një rast tjetër në fshatin Gadime e Epërme në Lipjan janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj shqiptarë.

"Viktimat  kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje", njofton policia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)