25 Prill 2024

Zëvendës-ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s arrin në Kosovë

Prishtinë, 19 qershor – Zëvendës-ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, shkëlqësia e tij John Manza vizitoi selinë e KFOR-it, të hënën.

Gjatë vizitës së tij, shkëlqësia e tij John Manza u prit nga gjeneral-major Giovanni FUNGO, komandant i KFOR-it dhe u informua për zhvillimet e fundit mbi situatën aktuale të sigurisë dhe situatën socio-politike në Kosovë.

\"Stafi i KFOR-it veçanërisht vuri në dukje rezultatet e rëndësishme të arritura nga KFOR-i për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes, duke mundësuar kështu zhvillimin e kushteve më të mira sociale dhe ekonomike për të gjithë qytetarët në Kosovë\", thuhet në një komunikatë të KFOR-it.

Manza gjithashtu u takua me ambasadorët e QUINT-it (Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara), si dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

Gjatë këtyre takimeve, ata diskutuan rëndësinë e qasjes gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimit të ndërsjellë midis organizatave të komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve në Kosovë, për të përmirësuar, nëpërmjet dialogut, stabilitetin dhe sigurinë e përgjithshme të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)