25 Prill 2024

Lansohet programi për kompensimin e viktimave të krimit

Prishtinë, 22 maj - Ministria e Drejtësisë ka ftuar për sot përfaqësuesit e mediave dhe të OJQ-ve në Kosovë të marrin pjesë në “Lansimin e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”.

Ky aktivitet organizohet nga Ministria e Drejtësisë dhe mbështet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. 

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë, Dhurata Hoxha, Ministre e Drejtësisë, Ministri i Financave, Avdullah Hoti,  Ambasador i SHBA në Kosovë, Greg Delawie, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, si dhe Kryesuesesja e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, Znj. Nesrin Lushta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)