19 Prill 2024

Shënohet Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur në Kosovë

Prishtinë, 27 prill - Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut -Kosovë organizon aksionin simbolik me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur i cili do të realizohet sot në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë.

Që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, 18 vite më parë, fati i mbi 1600 personave të cilët konsiderohen si të pagjetur ende nuk trajtohet me seriozitet nga Qeveria e Kosovës.

Kësisoj, familjarët e viktimave dhe shoqëria kosovare vazhdon të përballet me mohimin e së drejtës për të ditur të vërtetën dhe të drejtës për drejtësi.

Fatkeqësisht në Kosovë nuk u kushtohet rëndësi e njejtë viktimave, pa dallim etnie, prandaj, ne organizojmë aktivitete për këtë temë dy herë në vit; në Ditën Kombëtare për të Pagjturit dhe në Ditën Ndërkombëtare e Zhdukjeve të Dhunshme. Që nga viti 2008, YIHR KS është organizata e vetme rinore që në aktivitetet e veta e ngrit zërin edhe për viktimat jo-shqiptare të luftës.

Përkundër kërkesave të shoqërisë dhe familjarëve të personave të pagjetur, Qeveria e Kosovës u ka kushtuar rëndësi të veçantë temave të tjera por ka dështuar të fus këtë temë në dialogun e Brukselit, për shkak të mosinteresimit të palës serbe.

\"Ne insistojmë që shoqëria kosovare nuk do të mund të arrij tek një paqe të qëndrueshme dhe pajtim pa u adresuar çështjet që lidhen me luftën, përfshirë fatin e personave të pagjetur.\"

Kjo njëherit është vërejtje për të gjitha Qeveritë e pasluftës, të cilat kanë neglizhuar këtë çështje.

Që nga viti 2008, kemi kërkuar përkushtim nga faktorët relevant dhe angazhim më të madh për zbardhjen e fatit të personave të pagjtur, ndonëse kemi hasur në vesh të shurdhër, kurse familjarët janë injoruar përmes deklaratave shterpe nga qeveritarët duke e trajtuar këtë çështje si krejt periferike.

Aktivistët e Nisma Ime, nuk do të ndalen në përkrahjen e tyre për familjarët e personave të pagjetur,  dhe përmes aksioneve simbolike do të mbajnë aktuale këtë temë derisa ajo të trajtohet me seriozitetin e duhur

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)