20 Prill 2024

Policia konfiskon 50 kg marihuanë dhe arreston pesë të dyshuar

Prishtinë, 22 prill - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN në dy operacione të ndara konfiskon mbi 50 kg marihuanë.

Policia njoftoi se në magjistralen Prishtinë - Podujevë, gjatë realizimit të një operacioni policor, dje DHTN-ja ka arrestuar katër të dyshuar, pasi janë zënë në flagrancë duke bërë shitblerjen e substancave narkotike.

Në këtë operacion janë konfiskuar rreth 31 kg lëndë narkotike të llojit marihuanë, dy vetura (njëra me targa të Shqipërisë kurse njëra me targa të Zvicrës) dhe 6 telefona mobil.

Katër të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë: A.J. lindur me 1974, mashkull, shtetas i Shqipërisë, E.T. lindur me 1969, mashkull, shtetas i Shqipërisë, Z.E. lindur me 1987, mashkull, shtetas i Kosovës dhe A.E. lindur me 1996, mashkull, shtetas i Kosovës,

Lidhur me këto veprime është njoftuar Prokurori i Shtetit në Prishtinë dhe me vendim të Prokurorit të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes prej 48 orë. 

Po dje rreth orës 15:25 , Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN)-Njësia në Prizren,  nga burime të besuara ka pranuar informacione se në një mjet transportues (kamion), me targa vendore, pronë e një kompanie transportuese nga Vitia, në  mallrat (mobilet) që po transportonte për në Zvicër, kishte të fshehura një sasi të konsiderueshme të substancave narkotike të llojit marihuanë.

 Në Terminalin Doganor në Prizren, DHTN së bashku me Njësinë Policore K9 dhe Doganat e Kosovës ka kontrolluar kamionin e lartcekur. Gjatë kontrollimit, të fshehura në mobile, janë gjetur 34 paketime plastike në të cilat gjendej një substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë  me peshë: 19 kg e 305 gram.

Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren  të dyshuarit A. B, lindur me 1995 m/k/sh, i është caktuar masa ndalimit policor për 48 ore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)