24 Prill 2024

Washingtoni i shqetësuar rreth transformimit të FSK-së me ligj

Prishtinë, 29 mars - Sot, Ministri i FSK-së, zoti Haki Demolli, priti në takim zëvendës ndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euro aziatike, Hoyt Brian Yee.

Në takim merrnin pjesë edhe zëvendësministri Muhamet Latifi dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, kurse zotin Yee, e shoqëronin atasheu ushtarak i SHBA-ve, në Prishtinë, kolonel Jeffrey  H. Fisher dhe këshilltari ushtarak Joshua Rubin.

Me këtë rast, Ministri Haki Demolli, në emër të Ministrisë dhe FSK-së e falënderoi zëvendës ndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euro aziatike, z. Hoyt Yee,  për ndihmën që SHBA-të po japin për FSK-në, vlerësoi lartë bashkëpunimin e dy shteteve dhe në veçanti  Partneritetin e Bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Ministri Demolli e njoftoi z. Yee edhe me bashkëpunimin rajonal dhe atë ndërkombëtar, pjesëmarrjen e FSK-së në shumë trajnime me karakter rajonal, si dhe sukseset e arritura në garat ndërkombëtare.

Gjithashtu ministri Haki Demolli, zotin Yee e njoftoi edhe për bashkëpunimin me DIRI-in në procesin e planifikimit të transformimit të FSK-së, si edhe me ecurinë e zhvillimit të procedurave për  projektligjin për zgjerimin e misionit të FSK-së.

Nga ana e tij,  zëvendës ndihmësi i Sekretarit Amerikan të shtetit për Çështje evropiane dhe euro aziatike, z. Hoyt Yee, falënderoi ministrin Demolli për pritjen dhe përcolli mesazhin se Washingtoni zyrtar është i shqetësuar rreth procesit të transformimit të FSK-së me ligj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)