29 Mars 2024

Mbahet protestë në mbështetje të Ramush Haradinaj

Prishtinë, 21 janar - Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës kanë paralajmëruar një protestë për sot në mbështetje të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë pas ndalimit nga Policia në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të Serbisë.

Ndalimi i Komandantit të ZO të Dukagjinit, ish Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetarit të AAK-së nga drejtësia franceze me aktakuza të Millosheviqit është i papranueshëm, pasi që për akuza të njëjta, Komandanti Ramush Haradinaj është shpallur 2 herë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës.

Siç është bërë e ditur, nga të gjitha komunat e Kosovës autobusët do të nisen në ora 11:00 drejt kryeqytetit në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku do të mbahet protesta në ora 13:00.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)