29 Mars 2024

Murati fton diasporën të regjistrohen për zgjedhjet e tetorit

Prishtinë, 26 korrik - Ministri i Diasporës, Valon Murati ka ftuar bashkatdhetarët që të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të tetorit.

\"Të dashur bashkatdhetarë, ju ftoj të gjithë ju me të drejtë vote të regjistroheni deri më 23 gusht në mënyrë që të realizoni të drejtën e juaj për votim jashtë vendit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit\", ka shkruar Murati në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka njoftuar se tashmë ekziston edhe linku i KQZ-së në të cilin shpjegohen procedurat dhe në të cilin gjenden edhe formularët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)