18 Prill 2024

Kurti priti delegacionin e organizimit të lutjeve të mëngjesit

Prishtinë, 18 korrik - I nominuari për kryeministër të Kosovës nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur sot delegacionin ndërkombëtar të organizimit të lutjeve të mëngjesit të përbërë nga Lars Rise, Anthony Cordle, Jennifer Lu dhe Iris Lu. Këta po qëndrojnë për një vizitë në Kosovë për të mësuar më shumë mbi zhvillimet politike dhe gjendjen socio-kulturore te ne.

Me këtë rast, Kurti i njoftoi mysafirët për programin, aktivitetet dhe organizimin e LVV-sw për suksesin në zgjedhjet e fundit dhe sfidat në të ardhmen për Kosovën duke theksuar ato për formimin e qeverisë së re në legjislaturën e gjashtë.

Ata e uruan Kurtin për rezultatin në zgjedhje dhe i dëshiruan atij suksese të reja në vijim. Të dy palët potencuan rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë midis politikanëve të kombeve, bindjeve e rajoneve të ndryshme dhe u zotuan për bashkëpunim e takime të tjera në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)