19 Prill 2024

Mustafa ngushëllon familjen Mehmedi

Prishtinë, 18 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ngushëlloi familjen Mehmedi, dhe të gjithë gazetarët e Kosovës pas ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit të shquar, Qani Mehmedi.

“Me dhimbje dhe pikëllim e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Qani Mehmedit, gazetar dhe publicist i shquar i medias shqiptare. Me punën e tij shumëvjeçare në televizion, në radio dhe në mediat e shtypura në Kosovë dhe më gjerë në botën shqiptare, Qani Mehmedi dha kontribut të madh për informimin e drejtë, për mendimin e lirë si dhe për zhvillimet politike e demokratike”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa.

Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij personal, kryeministri Mustafa theksoi se vdekja e Qani Mehmedit është humbje e madhe për familjen, për kolegët dhe për gazetarinë e publicistikën shqiptare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)