29 Mars 2024

Ahmetaj priti në takim lamtumirës ambasadorin slloven

Prishtinë, 18 korrik - Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj priti sot në takim lamtumirës ambasadorin në largim të Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhem.

MIE bën të ditur se gjatë takimit është biseduar për progresin që Kosova e ka bërë në procesin integrues në BE, që nga koha kur ambasadori ka ardhur me mision në Kosovë, siq është MSA dhe çasja e Kosovës në programet e BE-së, por poashtu edhe në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.

Me këtë rast, Ministrja Ahmetaj ka falënderuar ambasadorin Majhen për kontributin e tij përsonal dhe të Sllovenisë për përkrahjen e vazhdueshme që Sllovenia po e tregon në raport me Kosovën, ndër të tjera edhe në avancimin me agjendën evropiane.

Ndër të tjera, ministrja tha se: Kosova dhe Sllovenia kanë bashkpunim të shkëlqyer ndërmjet vete. \"Për Kosovën, Sllovenia është vend nga i cili kemi marrë përvoja në vazhdimësi për procesin e integrimeve euroatlantike”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)