29 Mars 2024

Krasniqi angazhohet për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Prishtinë, 18 korrik - Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Skender Reçica, kanë takuar sot, Stephen Banks, ushtrues detyre i zv. shefit të misionit të ShBA-ve në Kosovë.

Jakup Krasniqi dhe Stephen Banks, gjatë këtij takimi të zhvilluar në zyrët e NISMA për Kosovën, diskutuan për situatën pas certifikimit të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Gjatë këtij takimi, kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, paraqiti pikëpamjet e tij rreth formimit të shpejtë të institucioneve në mënyrë që të vazhdojnë me procesin e reformave sa i përket agjendës euroatlantike të Kosovës.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u tha se krijimi sa më parë i institucioneve të vendit është më se i nevojshëm për Kosovën.

Në fundit të takimit, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe komunikimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)