25 Prill 2024

Miratohet qasja e Kosovës në Programet e BE-së

Prishtinë, 17 Korrik - Ministria e Integrimit Evropian njofton se është miratuar Marrëveshja Kornizë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe  Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen në programet e BE-së nga ana e Këshilli për Punë të Jashtme të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Pas miratimit të sotëm kjo marrëveshje kornizë e cila është nënshkruar mes BE-së dhe Kosovës në dhjetor të vitit kaluar do të hyj në fuqi së shpejti dhe do të mundësoj që Kosova të jetë pjesë e 17 programeve të BE-së që ofrojnë mbështetje financiare për një gamë të gjerë përfituesish, siç janë, studentët, shkencëtarët, OJQ-të, bizneset, qytetet, rajonet, mediet, artistet dhe shumë të tjerë.
 
\"Kërkesat e Kosovës për t’ju mundësuar qasja në këto programe janë të kamotshme dhe procesi deri te miratimi i sotëm ka qenë i gjatë, duke filluar zyrtarisht që nga viti 2009 kur Komisioni Evropian e ka rekomanduar për herë të parë\", thuhet në një kumtesë të Ministrisë.  

Sipas Ministrsë, kjo do të  krijoj mundësi të reja për bashkëpunim mes Kosovës dhe BE-së, duke përfshirë edhe pjesëtar të ndryshëm të shoqërisë tonë në proces të bashkëpunimit me kolegët e tyre nga BE edhe rajoni.

Qeveria e Kosovës në vitin e parë pas hyrje në fuqi, pra gjatë vitit 2018,  ka paraparë pjesëmarrjen në katër nga këto programe në vitin në vazhdim: Erasmus +, COSME , Evropa për Qytetarë dhe Evropa Kreative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)