29 Mars 2024

KMDLNJ: Peticioni kundër xhamisë po e polarizon shoqërinë

Prishtinë, 17 korrik -Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin rreth zhvillimeve të fundit, gjegjësisht debatit rreth ndërtimit të xhamisë kryesore në Prishtinë.

Përmes reagimit, ky institucion vlerëson se KMDLNj e njeh të drejtën e peticionit si njërin nga mjetet demokratike me të cilin kundërshtohet apo përkrahet një iniciativë që shkon në dëm apo dobi të qytetarëve.

Gjithsesi, sipas KMDLNj-së, me peticionin e fundit po bëhen përjashtime në baza fetare, po shkelen të drejtat e një komuniteti fetar (shqiptarë të besimit islam, turq, goranë, boshnjakë, romë, ashkalinj dhe egjiptas – qytetarë të Kosovës) duke ua mohuar të drejtën elementare të ndërtimit të objekteve të kultit edhe në rast kur nuk janë në kundërshtim me ligjin.

“Llogaritet se afërsisht 85% të qytetarëve të Kosovës janë të besimit islam andaj, me këtë peticion i cili nuk ka asnjë bazë ligjore, njerëzore, morale dhe logjike po i bëhet një shërbim shumë i keq raporteve të mira ndërfetare që kanë qenë deri më tani në Kosovë”.

“Me këtë peticion po rrezikohen të drejtat e njeriut të besimtarëve të besimit islam në Kosovë pavarësisht përkatësisë etnike sikur që po inkurajohet një diskurs i rrezikshëm , ai i përçarjes në baza fetare”.

“Me këtë peticion po bëhet një presion ndaj autoriteteve komunale të Prishtinë që janë përgjegjëse për dhënien e lejes urbanistike për ndërtimin e xhamisë në lokacionin e ndarë nga po kjo komunë, me një kryetar tjetër”, thuhet ndër tjerash në reagimin e KMDLNj-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)