25 Prill 2024

Nis regjistrimi i votuesve të diasporës për zgjedhjet lokale

Prishtinë, 17 korrik - Ismet Kryeziu nga organizata Demokracia në Veprim, e cila bën monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të regjistrohen për zgjedhjet lokale të tetorit.

Pas përfundimit të zgjedhjeve nacionale, me 22 tetor 2017, Kosova voton për zgjedhjet komunale.

\"Regjistrohuni dhe votoni nga jashtë Kosove përmes poste! Shfrytëzojeni të drejtën tuaj për të votuar në zgjedhjet Komunale të Kosovës të datës 22 tetor 2017. Me votën tuaj bëhuni pjesë e vendimmarrjes në komunën tuaj\", ka apeluar Kryeziu.

KQZ organizon procesin e regjistrimit të votuesve përmes poste deri me datën 23 gusht 2017.

Nëse jeni 18 vjeç, keni shtetësinë e Kosovës, pa marr parasysh që jeni banor i përhershëm ose përkohshëm i një shtetit tjetër, ju gëzoni të drejtën për të votuar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)