24 Prill 2024

Komuna e Istogut shënon 20 qershorin, Ditën e Çlirimit

Istog, 20 qershor - Nën patronatin e kryetarit të komunës  së Istogut Haki Rugova është shënuar 20 qershori Dita e Çlirimit të Istogut, ku kjo ditë u përcoll me aktivitete të ndryshme.

Jeta Balaj, zëdhënëse e Komunës së Istogut, shprehet se aktivitetet kanë filluar me vendosjen e kurorave me lule tek Lapidari i Dëshmorëve në qendër të qytetit në Istog, tek varri i Shaban Manaj si dhe tek varri i Fadil Feratit.

\"Aktivitete kanë vazhduar me turnirin në futboll të madh, i cili u mbajt në stadiumin e futbollit në Istog, ku morën pjesë klubet: Istogu, Onix-i, Stars-at nga Peja, Siti Sport nga Klina\", ka thwnw Balaj.

Ajo bën të ditur se përmbylljen e aktiviteteve e shënoi një orë letrare që është mbajtur në sallën e kuvendit komunale, ku me krijimet e tyre letrare janë paraqitur një numër i madh i nxënësve nga shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Istogut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)