25 Prill 2024

Lansohet programi rajonal mbi demokracinë lokale në Ballkan

Prishtinë, 20 qershor - Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojnë sot Programin e ri Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD).

Ngjarja do të mbledhë mysafirë të shquar dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, rrjeteve të organizatave të shoqërisë civile, medias, institucioneve të nivelit qëndror, si dhe përfaqësues nga të gjitha komunat për të lansuar projektin dhe për të diskutuar gjendjen e partneritetit mes qeverive lokale dhe organizatave të shoqërisë civile (OSHC) dhe mënyrat për ngritjen e demokracisë pjesëmarrëse lokale dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara nga OSHC-të.

Fjalimet hyrëse do t’i mbajnë Luigi Brusa, Shef i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së/PPBE,  Alessandra Roccasalvo, Zëvëndës Përfaqësuese e Përhershme e UNDP dhe Valdete Idrizi, Drejtore Ekzekutive e Platformës CiviKos.

Programi Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) është një iniciativë rajonale tre-vjeçare e financuar nga Bashkimi Evropian dhe i implementuar nga UNDP në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor që përqëndrohet në fuqizimin e partneritit mes qeverive lokale dhe organizatave të shoqërisë civile duke ngritur një model të suksesshëm të financimit të OSHC-ve nga buxhetet komunale në mënyrë transparente dhe të bazuar në projekte.

Në Kosovë, projekti do të përzgjedhë dhe do të punojë me pesë komuna përmes një skeme grantesh për OSHC-të, me qëllim të përforcimit të demokracisë pjesëmarrëse në nivel lokal, zgjerimit të marrëdhënieve mes qeverive lokale dhe OSHC-ve, si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të OShC-ve.

“RELOaD” është një iniciativë rajonale 3-vjeçare në  gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor me fokus në forcimin e partneritetit ndërmjet qeverive lokale dhe organizatave të shoqërisë civile (OSHC) duke ofruar një model të suksesshëm të financimit të OSHC-ve nga buxhetet komunale në mënyrë transparente dhe të bazuar në projekte.

Duke u bazuar në përvojën e suksesshme në Bosnjë dhe Hercegovinë, projekti do të synojë të ndihmojë qeveritë lokale në përdorimin e fondeve publike të planifikuara për OSHC-të, njohjen e nevojave lokale dhe drejt një angazhimi më të madh qytetar në vendimmarrjen dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve lokale.

Në Kosovë projekti do të përzgjedhë pesë komuna për të zbatuar skema financimi transparente dhe të bazuara në projekte për OSHC-të nga buxhetet e qeverisjes vendore në përputhje me rregulloren e qeverisë së miratuar së fundmi mbi kriteret, standardet dhe procedurat për financimin e OJQ-ve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)