28 Mars 2024

Komuna e Gjilanit nuk lejon strukturat paralele të Serbisë

Gjilan, 19 qershor - Ka më shumë se dy vite që një asamblisti serb në Kuvendin e Gjilanit, Srgjan Mitroviq, nuk i lejohet prezenca në sallën e kuvendit. Gjitha partitë në Kuvend kanë votuar largimin e tij nga seancat, për faktin që ai ka pranuar një pozitë nga Serbia për të udhëhequr një strukturë paralele në Gjilan i quajtur ‘kryetar i qarkut për Anamoravë’.

Bekim Salihu, analist i Institutit GAP, që bën edhe monitorimin e punës së komunave, shprehet se Kuvendi i Komunës i ka kërkuar atij dorëzimin e një deklarate me shkrim ku distancohet nga strukturat paralele dhe vendos t’i përfaqësoj serbët nëpërmjet institucioneve të Kosovës. Sipas tij, Mitroviq ka shkuar në çdo seancë, por nga çdo seancë është përjashtuar.

\"Nga komuniteti serb ka qindra raste të tilla, kur ata në të njëjtën kohë punojnë në institucionet e Kosovës dhe paralelisht janë pjesë e strukturave paralele\", shprehet Salihu.

Sipas tij, katër kryetar komunash të Kosovës që kanë dal kryetar nga zgjedhjet e Kosovës, pas këtyre zgjedhjeve janë emëruar nga Serbia edhe kryetar të strukturave paralele, dhe asnjë masë ndëshkuese nuk është ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës.

Sipas Salihut, praktika e Gjilanit do të duhej të ndiqej në të gjitha rastet.

\"Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar një vendim për përjashtimin e Mitroviqit nga seancat, në mes tjerash aty thuhet se Kuvendi Komunal i Gjilanit nuk po e përzë Mitroviqin, por strukturat paralele. Mitroviq mund të kthehet, por pa struktura paralele\", ka thënë Salihu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)