29 Mars 2024

Presidenti Thaçi udhëtoi në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë

Prishtinë, 19 maj - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për Jordani, me ftesë të Mbretit të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein.
 
Gjatë qëndrimit në Aman, presidenti Thaçi do të zhvillojë një takim bilateral me Abdullah II bin Al-Hussein , me të cilin do të bashkëbisedojnë për mundësinë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
 
Në këtë takim përveç temave politike, do të diskutohet për mundësinë e rritjes së shkëmbimit tregtar, të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kulturës. Një temë e veçantë do të jetë edhe kordinimi i dy shteteve  në luftimin e terrorizmit.
 
Presidenti Thaçi, po ashtu do të merr pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botëror për Lindje të Mesme dhe Afrikë të Veriut, që këtë vit organizohet nga Mbretëria Hashemite e Jordanisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)