20 Prill 2024

Hoyt Yee: Kosovës i duhet lidership i fortë

Prishtinë, 18 maj - Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, vlerëson se Kosovës dhe i duhet një lidership i fortë që mund të arrijë konsensus kombëtar për çështjet e rëndësishme të cilat kanë mbetur pezull.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Jeta në Kosovë”, në RTK,  Yee ka folur për konceptin e lidershipit të fuqishëm në Kosovë.

“Në një vend si Kosova, ku ka mendime të ndryshme në mes të partive të ndryshme, në mes të liderëve në lidhje me atë se cila është qasja e drejtë, kjo kërkon kohë, është e vështirë. Ne dhe bashkësia ndërkombëtare e dimë se sa e vështirë është kjo. Sidoqoftë, është me rëndësi për njerëzit në Kosovë, që të vijnë së bashku, të punojnë së bashku për qëllime të përbashkëta”, tha Yee.

Në veçanti ai ka folur për marrëveshjen e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi që ishte edhe njëra ndër shkaqet e rrëzimit të legjislaturës së 5-të në Kosovë.

Diplomati amerikan Yee, bëri thirrje për ratifikimin e kësaj marrëveshje si një ndër kushtet kryesore për arritjen e liberalizimit të vizave

“Për shembull, në marrëveshjen për demarkimin e kufirit duket që nuk ka një konsensus në mes të të gjitha partive dhe liderëve. Kjo marrëveshje duhet të kalohet. Ka qenë shumë e qartë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare që kjo marrëveshje duhet të kalohet nga Qeveria dhe të miratohet nga Kuvendi në mënyrë që vendi të lëvizë drejt marrjes së lëvizjes pa viza”, vlerësoi Yee.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)