24 Prill 2024

Zgjedhjet e parakohshme janë bërë vetëm për interesa të PDK-së

Prishtinë, 18 maj - Koalicioni qeveritar që ende është në detyrë ka ngecur me vendimmarrje. Kështu ka thënë anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rexhep Hoti përballë Bajram Gecajt, përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në emisionin “n’Kuvend”, të Radio Televizionit të Kosovës.

Hoti ka thënë se skena politike duhet të komunikojë ndërmjet veti me standarde të pranueshme të një kulture politike të pranueshme për të gjithë. Hoti ka vlerësuar se çdo gjë është prioritare në Kosovë.

Ai ka thënë se Kosova është shtet i ri dhe duhet punuar që të kemi zhvillimi. Sipas tij për Kosovën, PDK-ja ka mandatuar edhe Haradinajt për kryeministër.

“Kjo dëshmon se PDK është parti që është vënë në funksion të qytetarit, të Republikës, është parti institucionaliste dhe si partia më e madhe në Kosovë ia ka hap perspektivën Republikës në zhvillim, në infrastrukturë, arsim, në ngritjen e pagave e gjetiu”, ka thënë ai.

Hoti ka thënë se PDK-ja i ka dhënë shumë pushtet LDK-së. “80 për qind qeverinë e ka pasur LDK-ja, në kuptimin buxhetor. E ka kryeministrin. PDK-ja e ka avancuar më tutje projektin që dikur ka bërë Ibrahim Rugova, duke e ndarë pushtetin dhe përgjegjësinë njëkohësisht me të tjerët. PDK-ja është duke ofruar një shembull”, ka thënë ai. Ai tha se pa vendime të mëdha e ndonjëherë edhe të vështira nuk ka as qeveri të suksesshme.

“Ju e dini se krejt establishment politik i SHBA-s pothuaj nga ardhur në Kosovë dhe ka kërkuar prej nesh që t’i kryejmë detyrat e shtëpisë. Dhe prapë nuk ka ndodhur asgjë”, ka thënë ai, duke bërë me dije se nuk ka qenë e mundur të vazhdohet më me këtë koalicion, pasi ka munguar vendimmarrja.

Bajram Gecaj, përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe zëvendësministër në detyrë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit, ka deklaruar se Kosova duhet të mësohet që zgjedhjet të mbahen në katër vjet dhe zgjedhjet parakohshme do të duheshin të mbaheshin në raste të jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se zgjedhjet e parakohshme janë bërë vetëm për interesa të PDK-së, pasi që sipas tij disa sondazhe e kanë nxjerrë PDK-në, në një pozitë jo të mirë.

“Ka pasur bashkëpunim të mirë dhe ka pasur qeverisje të mirë. Vetëm një vendim nuk është marrë, ajo që ka të bëjë me demarkacionin. Tjera vendime janë marrë të gjitha”, ka thënë ai. Gecaj tha se vendimi për zgjedhjet është marrë nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Ai për demarkacionin ka thënë se ka qenë problem i përbashkët. Sipas tij nuk ka qenë vetëm deputetët e LDK-së që kanë kundërshtuar, por ka edhe nga PDK-ja që kanë pasur hezitime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)