23 Prill 2024

Vetëvendosje anëtarësohet në Grupin Socialist të Këshillit të Evropës

​Prishtinë, 26 prill - Aida Dërguti, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputete e Lëvizjes Vetëvendosje!, është një prej përfaqësuesëve të delegacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili po zhvillon këto ditë punimet në Strasburg.

Nëpërmjet deputetes Dërguti, Lëvizja Vetëvendosje! ka aplikuar për t’u bërë pjesë e grupacionit të partive social-demokrate të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ky grupacion njihet me emrin “Grupi Socialist” i Këshillit të Evropës, dhe në të bëjnë pjesë të gjitha partitë evropiane të qendrës së majtë të spektrit politik.

Aplikimi i Lëvizjes Vetëvendosje! është miratuar zyrtarisht ditën e djeshme nga Grupi Socialist, ku sot e tutje Aida Dërguti merr pjesë si anetare.

Është hera e pare që një përfaqësues i Kosovës bëhet anëtar i këtij grupimi, dhe deputetja Dërguti synon që ta shfrytëzojë maksimalisht këtë mundësi për të çuar përpara interesat e shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptar, si dhe vlerat e solidaritetit dhe luftën kundër pabarazisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)