28 Mars 2024

SHBA kërkon që demarkacioni të ratifikohet sa më shpejtë

Prishtinë, 21 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee.

Kryeministri Mustafa dhe z.Yee kanë biseduar për zhvillimet në Kosovë.

Kryeministri Mustafa e falënderoi për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve për Kosovën, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zgjerimin e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik me SHBA-të, në të gjitha fushat.

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan, Hoyt Yee, vlerësoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e proceseve në vend, duke përfshirë gatishmërinë për partneritet të plotë me SHBA-të dhe NATO-n në procesin e transformimit të FSK-së.

Z. Yee, po ashtu, vlerësoi lidershipin e qartë të kryeministrit Mustafa për rrugën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan, Hoyt Yee, kanë biseduar edhe për procesin e ratifikimit nga Kuvendi i Kosovës të Marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi dhe nevojën që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më shpejtë, si konfirmim i rrugës evropiane të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)