24 Prill 2024

Ahmetaj: Demarkacioni mbetet kusht i vetëm për vizat

Prishtinë, 21 prill - Ministrja e Integrimit Evropian , Mimoza Ahmetaj ka thënë që çështja e Demarkacionit me Malin e Zi  vazhdon të jetë kushti i vetëm për liberalizimin e vizave të cilën Kosova duhet ta plotësojë në mënyrë që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm, njofton Klan Kosova.

“Deri tani me vlerësimet e fundit thuhet se kemi shënuar progres dhe ajo që mbetet është çështja e Demarkacionit të plotësohet dhe t’i mbushim kriteret e kërkuara nga ne

“Momentin që qeveria vendos Demarkacioni kalon në parlament…Demarkacioni mbetet kriter që duhet plotësuar”.

Ahmetaj e ftuar në Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë që është rikonfirmuar edhe nga përfaqësuesit e lartë të BE-së që momentin që kalon Demarkacioni bëhet liberalizimi i vizave.

“Në takimet e vazhdueshme që kemi pasur dhe vizita e fundit e përfaqësuese së lartë, Mogherinit e ka konfirmuar që Kosova ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit dhe krimit”.

“Ky është një kriter  që në vazhdimësi duhet të luftohet jo vetëm për liberalizimin e vizave por edhe për mirëqenien e shtetit tonë dhe qytetarëve tanë”.

“Nga zotimet që përfaqësuesit e lartë është rikonfirmuar që momentin që kalon Demarkacioni”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)